Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të Kombëtares, Vasillaq Zëri.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shprehu ngushëllime për humbjen.

“Pernaska – Zëri – Ballgjini ishte treshja sulmuese më spektakolare në historinë e futbollit tonë dhe ndarja nga jeta e Llaq Zërit, është ndarje me një pjesë të pandashme të asaj historie të gjallë për ne, përveçse edhe humbja e një miku gjithnjë të buzëqeshur.
Lamtumirë Llaq dhe qoftë i paharruar kujtimi yt, një ngushëllim i veçantë për të afërmit, shokët dhe admiruesit e tu të panumërt?”, shkrua Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: