Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj, në një intervistë me Skype në News 24, ka folur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Gjekmarkaj tha se ndarja nga jeta e Kadaresë është ndër humbjet më të mëdha të kombit shqiptar. Sipas Gjekmarkajt, librat e Kadaresë do jenë në duart e shqiptarëve brez pas brezi.

Agron Gjekmarkaj: Vdekja e Ismail Kadaresë besoj se është ndër humbjet më të mëdha për kombin shqiptar. Librat e Kadaresë do të jenë gjithmonë në duart e shqiptarëve. Kadare la pas një trashëgimi të vyer. Ismail Kadare ia ka dalë që të mbajë shqiptarët si të barabartë mes kombeve europiane. Ai dhe në rrafshin estetik, ai ia doli të jetë ndër shkrimtarët më të mirë të Europës. Jeta e tij ka qenë një përpjekje fizike dhe individuale, të sfidoje diktaturën dhe të shkruaje i lirë në kohën e diktaturës, ndoshta këtu qëndron fuqia e tij.

Kadare ka qenë i përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës. Unë do të ndaja nga vepra e Kadaresë “Kështjella”, “Identiteti europian i shqiptarëve”, e kjo vepër e fundit ndoshta tregon lidhjen historike të shqiptarëve me Europën. Libër tepër i madh për nga vlerat është edhe “Mosmarrëveshja”, ku Kadare jep ide të çmuara për kombin shqiptar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb