Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm i vendit, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Kostas Simitis, ish-kryeministrit të Greqisë dhe një nga themeluesit e PASOK.

“Sot, Greqia dhe politika greke humbën një personalitet shumë të shquar, Kostas Simitis. Ai ishte modeli i urtësisë politike dhe udhëhoqi Greqinë drejt modernizimit të saj,” u shpreh Milo.

Milo theksoi se Kostas Simitis ishte një mik i çmuar i popullit shqiptar, duke shtuar se ai bëri më shumë se çdo kryeministër tjetër grek për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. “Ai u tregua solidarisht me të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre dhe ndihmoi mijëra prej tyre që u shpërngulën me dhunë në Shqipëri gjatë konfliktit të viteve 1998-1999,” përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb