Ndarja nga jeta në moshën 70-vjeçare e valltares së njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Shqipëri, Liljana Cingu, ka ngjallur trishtim tek të gjithë ish-kolegët dhe adhuruesit e saj.

Artistja e mirënjohur ishte një nga valltaret më të mira shqiptare, e nderuar me disa tituj për karrierën e saj artistike, si “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”.
Në një lidhje skype në Vila24 ishte Linda Kalemi e cila foli për artisten.

“20 vite në skenë pranë Lilit kurrë nuk kam bërë debate. Ajo rrinte gjithmonë e heshtur, ajo ishte modeli ku koreografët bazoheshin. Lili nuk bënte kompromise, nuk mungonte asnjëherë në prova apo angazhime pune, ajo nuk kërkonte kurrë privilegje. Ajo kishte ardhur në këtë botë vetëm për skenën”- tha Kalemi për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb