Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ndarë në rrjetin social X një mesazh për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Duke shprehur ngushëllimet, Kurti shkruan se trashëgimia e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë së Papa Françeskut, do të jetojnë përgjithmonë.

“Në këtë të Hënë të Pashkëve, një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët anembanë botës, vajtojmë ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të jetojë përgjithmonë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U prehtë në paqe”,-shkruan Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb