Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për vrasjen nga jeta të poetit të njohur, Agim Doçi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta thekson se Doçi ishte mjeshtër i penës dhe vargut të papërsëritshëm.

REAGIMI I METËS
Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të poetit tonë të madh Agim Doçi është ende i pabesueshëm për mua dhe për të gjithë ata, që patën fatin ta njohin nga afër, të ndanin miqësi me të, të lexonin poezitë e jashtëzakonshme emocionuese apo të dëgjonin tekstet e këngëve frymëzuese të shkruara prej tij.
Mjeshtër i penës, i vargut të papërsëritshëm poetik dhe i këngëve që do të këndohen në breza, ai trokiti çdo zemër artdashësi për t’u përjetësuar me krijimtarinë e pasur artistike që na la trashëgim.
Me karakter dhe personalitet të fortë si bir i denjë i Mirditës fisnike, besnik i vlerave të Lirisë, mendje e ndritur dhe kritike, patriot frymëzues, që aq shumë e deshi Shqipërinë e Kosovën, kujtimi i këtij artisti të madh e shumëdimensional do të mbetet i paharruar.
“Marshi i UÇK” i Agim Doçit do të jetë gjithmonë frymëzim i përpjekjet tona për mbrojtjen e vlerave të Lirisë dhe kombit shqiptar!
Ngushëllimet më të ndjera për familjen e dashur Doçi, bashkëpunëtorët, komunitetin e nderuar të artistëve dhe të gjithë të apasionuarit pas letërsisë e këngës!
Të prehet në paqen e merituar!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb