Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Drejtori i Përgjithshëm i News24, Aleksandër Çipa, në fjalën e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit Zamir Dule, i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit.

Ai ka vlerësuar punën e gazetarit duke shtuar se Dule cungoi jetën e tij personale, në shërbim të pasionit për gazetarinë.

Çipa ka propozuar që të shpallet një çmim për gazetarinë e kronikës që të mbajë emrin gazetarit Zamir Dule.

Familjes së Zamir Dules dua t’i shpreh ngushëllime të sinqerta.

Ai ishte pjesë e historisë së shkëlqyer të gazetarisë shqiptare në 33 vite. Një martir profesional që falë pasionit nuk u martirizua me humbje jete, por me cungimin e jetës vetjake. Siolli në gazetari modelin e të parit gazetar të profilit, atë të kronikës. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e një që modeli i tij ia vlen të bëhet një shembull profesional.

Tashmë kur ai ka mbërritur në amëshim, duhet të shpallim një çmim për gazetarinë e kronikës që të mbajë emrin gazetarit Zamir Dule”, tha Aleksandër Çipa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb