Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes së trishtë nga jeta të Gerti Bogdanit ditën e sotme.
Begaj shprehu mesazhin e tij ngushëllues për familjen dhe të afërmit e ish-deputetit të Partisë Demokratike.
Bogdani u nga nga jeta ditën e sotme pasi nuk ndihej mirë, teksa ndodhej me miqtë e tij në ambientet e një hoteli në kryeqytet duke konsumuar kafe.
“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit.
Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve!
Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE”, u shpreh Begaj.