Bashkëshortja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani ka njoftuar se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës për bashkëshortin e saj, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike ditën e sotme do të zhvillohen ditën e nesërme.
Çepani njoftoi se homazhet do të mbahen në allën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.
Bogdani u nda nga jeta ditën e sotme pas asaj që dyshohet se ishte një arrest kardiak respirator.
“Me hidhërim të thellë, njoftojme humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vellait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkroi Çepani.