Chelsea ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Pochettino, në fund të këtij sezoni. Tekniku i njohur falënderoi klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa i uroi më të mirat.
“Falënderoj pronarët e Chelseat dhe drejtuesit sportivë për mundësinë që m’u dha të isha pjesë e historisë së këtij klubi futbolli. Klubi tashmë është i pozicionuar mirë që të vazhdojë të ecë përpara në Premier Ligë dhe në Europë në vitet në vijim” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)