Kumbulla luajti 24 minuta, në fitoren 3-0 të Shqipërisë ndaj Andorrës. Pas takimit të kualifikueseve të Botërorit, mbrojtësi i Kombëtares, nuk hezitoi të bënte një postim në rrjetet sociale. Ai shkruan se, ndjehet krenar që vesh fanellën kuqezi.

“Gjithmonë një nder dhe emocion i madh të veshësh këtë fanellë! Shihemi në sfidat e ardhshme. Forca Shqipëri ????????”, ka shkruar Kumbulla. Shqipëria do të rikthehet në fushë në qershor, ku do ndeshet me Serbinë dhe Letoninë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb