TIRANE

Letërsia mundet të nxisë debate dhe të trajtojë tema të ndjeshme. Në një festival letrar në Tiranë, një shkrimtar serb prek thembrën e Akilit

Shkrimtari serb Dejan Atanackovic ka qenë në Tiranë në kuadër të festivalit letrar “Tirana Gate”. Me një qasje të veçanët ndaj personave me aftësi ndryshe ai ka jetuar mes Italisë e Serbisë ndërsa si artist, ai e sheh politikën edhe si hapësirë emocionale, për të cilën ka edhe kritika.

“ Duhet përcaktuar pozicioni i Serbisë në raport me realitetin, me Europën, Kosovën dhe duhet të përcaktojë vendin e vetë në raport me kulturën. Skam qenë kurrë një njeri pro dhunës. Këto që po them këtu i kam thënë edhe në vendin tim, por e di se regjimi është gati për dhunë, e di se regjimi po e përjetëson dhunën, kundër nesh, qytetarëve, dhe përgjigja që duhet të japim është në një pikë duhet të jetë e përshtatshme”, tha Atanackovic.

Atanackovic është edhe artist pamor. Është një ndër të paktët artistë serbë që ka kërkuar njohjen e Kosovës nga vendi i tij. Romani i tij “Luzitanija” merr në shqyrtim, një anije britanike dhe një spital psikiatrik në Beograd.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb