Juxhin Çela ish-nënkryetar i Forumit Rinor Euro Socialist Shqiptar e ka pësuar keq pasi ka ndërhyrë për të ndihmuar një grua.

Ka qenë vetë Çela që e ka treguar në profilin e tij në “Facebook”, ndodhinë e një nate më parë. Ai thotë se autori ka qenë një i mitur, ndërsa shton se familjet nuk i edukojnë fëmijët me vlerat bazike për të jetuar në komunitet.

“Dje pak para mesnate shikoj një grua në moshe qe po konfliktohej me një grup të rinjsh të cilët e rrëzuan në tokë pas përplasjes verbale, instiktivisht sapo përballem me këtë skenë përpara meje menjëherë vrapoj për të ndihmuar gruan në nevojë dhe ndarë palët e përfshira në konflikt, por një i mitur shqiptar aty kishte dorezë hekuri dhe më goditi.
Ndjej se bëra aktin e duhur përtej se familjet që nuk edukojnë fëmijët e tyre me vlerat bazike për të jetuar në komunitet janë një realitet dhe kjo do më sjelli 10 ditë me regjim shtrati.
Këtë sqarim e bëj për të shmangur telefonin e prishur, faleminderit kujtdo që më ka uruar shërim”, shkruan Çela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: