TIRANE

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar ndërhyrjen e policisë brenda auditorëve të fakulteteve ku studentët kanë vendosur të ngujohen, deri në plotësim të kërkesave të tyre. Xhixho tha se studentët janë në të drejtën e tyre, ndërsa dënoi veprimin e administratorit të Universitetit të Tiranës për të lajmëruar policinë.

“Unë mund të them që studentët janë në të drejtën e tyre akademike. Veprimi që ka bërë administratori i Universitetit të Tiranës, është komplet antiligjor, sipas statutit dhe ligjit është titullari i institucionit që është rektorja apo dekani që në raste të jashtëzakonshme mund të kërkojë policinë. Raste të jashtëzakonshme të tipit, ka një vjedhje”, u  shpreh ajo.

Intervista e plotë

 Është e ligjshme kjo që ndodh?

Unë mund të them që studentët janë në të drejtën e tyre akademike. Veprimi që ka bërë administratori i Universitetit të Tiranës, është komplet antiligjor, sipas statutit dhe ligjit është titullari i institucionit që është rektorja apo dekani që në raste të jashtëzakonshme mund të kërkojë policinë. Raste të jashtëzakonshme të tipit: Ka një vjedhje.

Unë mund të marr parimet e universitetit tashmë në botë dhe botën europiane në të cilën ne aspirojmë. Në 68’, De Goli Presidenti i francës, çoi policinë në universitete për të thyer studentët. Ata janë universitete publike dhe janë pronë e studentëve, ata kanë të drejtën 24 orë në ato ambiente se janë auditoret e tyre.

 Ministria e Arsimit i bën apel studentëve të lirojnë auditoret. Ke ndonjë koment?

Komenti im është që studentët janë në lirinë e tyre akademike për të protestuar që policia nuk ka asnjë drejtë të hyjë, aq më pak të dhunojë studentët, të cilët janë  në lirinë e tyre për të protestuar. Prandaj unë kërkoj që të fillojë një procedim penal, qoftë ndaj personit që ka dhënë urdhër për të marrë policinë, qoftë ndaj shtetit apo personave që kanë dhunuar në mënyrë brutale qoftë studentë dhe fëmijët tanë në fakultetin e Drejtësisë. Janë skena të papranueshme. Hapësirat  publike brenda universiteteve janë të studentëve, që në 68 e kanë fituar me gjak këtë të drejtë.  Studentët janë të paprekshëm dhe janë në të drejtën e tyre. administratori të shkarkohet.

Unë kam qenë në auditor çdo ditë dhe asnjë student nuk është paraqitur për të ndjekur mësimin. Gjithë pedagogët janë në krah të studentëve.

 Çfarë kërkohet tani nga ana e studentëve?

Kjo studentë ka nisur nga ana e studentëve, kanë paraqitur kërkesat e tyre. Por ata thonë se nuk janë plotësuar. Kjo është një çështje jetike, në qoftë se duam një arsimim më cilësor nesër. Kjo arrogancë që po shkon të denigrohet për fëmijët tanë dhe ky kryeministër do mbajë përgjegjësi për këtë dhunë ndaj studentëve.

 Do shkohet në grevë urie?

Për mua nuk ka lidhje politika këtu, këtu kemi të bëjmë me një pasuri kombëtare dhe zgjidhja duhet të jepet sa më parë. Në qoftë se studentët do vendosin të ngujohen dhe më pas të kalojnë në grevë urie, do ishte si pasojë e arrogancës.

Çfarë lloj force po ushtroni ju si opozitë për të plotësuar kërkesat e studentëve?

Së pari mos harrojmë që ishte LSI-ja ajo që propozoi Amandamentet për Arsimin e Lartë. Garancia që morëm nga kreu i qeverisë në atë kohë dhe ministrja NIkolla, ishte se do të behen shumë shpejt aktet nënligjore. Ne jemi me rrëzimin sa më parë të këtij ligji dhe nga ana tjetër duhet të konsultohemi me gjithë pedagogët dhe studentët. Do ketë një vendim shumë shpejt të grupit tonë Parlamentar që do bëhet publik shumë shpejt në media, aty do bëjmë të qarta edhe qëndrimet tona politike, qoftë për situatën në vend.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb