TIRANË

Një paciente 54-vjeçare nga Elbasani ka kryer një ndërhyrje të rrallë në tru, ku i është hequr masa tumorale teksa pacientja ishte zgjuar dhe komunikonte me ekipin mjekësor.

Ndërhyrja e rrallë u realizua nga ekipi mjekësor i drejtuar nga prof. Mentor Petrela në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT, me asistencën e neurokirurgut me famë botërore prof. Henry Marsh.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Manastirliu priti në një takim profesorin e njohur britanik, i cili asistoi dje ndërhyrjen e pazakontë në QSUT si dhe ka disa orë leksion për inteligjencën artificiale dhe komunikimin me studentët e mjekësisë në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb