Manchester City ka shkatërruar në “Etihad Stadium” skuadrën e Liverpulit të cilën e ka mundur me rezultatin e thellë 5-0. Të besuarit e Guardiolës u treguan të ‘pamëshirshëm’ duke i dhënë një leksion “redsave” që e patën tepër të vështirë pas daljes me karton të kuq të Mane-s.

Fillimi i lojës tregoi një Liverpul më këmbëngulës por “citiziens” falë një nuhatësi si Aguerro mori avantazhin në minutën e 24-ër të takimit. Ndeshja do të vështirësohej akoma më shumë kur në minutën e 37-të futbollisti i Liverpulit, Mane, ndërhyn shumë ashpër ndaj portierit brazilian Ederson duke u ndëshkuar me të kuqe. Jashtë edhe Ederson që i lë vendin portierit Bravo.

Pak para përfundimit të pjesës së parë Gabriel Jesus dyfishon shifrat, ndërsa në të 53-ën minutë shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Manchester City. Rrugën e rrjetës do t’a gjente edhe dy herë të tjera Sane, në minutën e 77-të dhe të 91-ën duke vulosur shifrat përfundimtare të takimit.

All Goals & highlights HD – Manchester City 5… by livgol
Pas 4 ndeshjesh në “Premier League”, Manchester City mban vendin e parë me 10 pikë, 1 më shumë se Manchester United që luan në orën 18:30 kundër Stoke City.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb