Lidhur me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Donald Trump ka urdhëruar agjencitë amerikane të inteligjencës të bashkëpunojnë me zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë, rreth të gjeturave Speciale, Robert Mueller.  Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr do të hetojë nëse fushata e presidentit Trump është spiunuar gjatë fushatës zgjedhore. Vendimi i Trumpit shënon hapin tjetër që ka bërë Shtëpia e Bardhë me qëllim të zbehjes së përfundimeve që kanë dalë nga raporti i Muellerit.

Bazuar në të gjeturat e publikuara nga ky raport, agjencitë amerikane të Inteligjencës kanë pasur të drejtë kur kanë deklaruar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA-së, mirëpo nuk janë gjetur prova të mjaftueshme për të vërtetuar se ekipi i presidentit ka penguar drejtësinë. Prej publikimit të raportit, Trump dhe disa aleatë republikanë kanë bërë thirrje për të “hetuar, hetuesit” e përfshirë në hetime.

Ky hetim është hapur fillimisht nga FBI-ja, mirëpo më pas në të është angazhuar Mueller, meqë Trump pati shkarkuar James Comey-n nga pozita e udhëheqësit të FBI-së.

Shefi i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Prokurori, Ëilliam Barr, ka supozuar se FBI-ja ka “spiunuar” fushatën e Trumpit, ndonëse një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga drejtori aktual i FBI-së.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb