Edhe këtë sezon veror Spitali Amerikan vazhdon punën e tij për t’i ardhur në ndihmë pacientëve të cilët duan të kryejnë operacione por jo vetëm.

Kështu ndërhyrja TEVAR në Spitalin Amerikan është kryer tek një pacient Australian 75- vjeçar. Dr. Artan Jahollari, kirurg kardiovaskular thotë se pacienti ka zgjedhur vetë spitalin amerikan për të kryer këtë ndërhyrje.

Dr. Artan Jahollari, kirurg kardiovaskular na shpjegon më tepër rreth kësaj ndërhyrjeje të rëndësishme të kryer në Spitalin Amerikan.

Pacienti 75-vjeçar Muhamed Gjinaj dhe nipi i tij shprehën mirënjohjen për spitalin amerikan.

Për herë të parë në Shqipëri ndërhyrjet endovaskulare në aortë janë kryer para 8 vitesh nga ekipi i Spitalit Amerikan. Një numër i madh pacientësh i ka besuar këtë ndërhyrje të komplikuar ekipit të mjekëve në Spitalin Amerikan.

Gjatë viteve të fundit rreth 50 pacientë nga të gjitha trojet shqiptare i janë nënshtruar me sukses ndërhyrjeve të tilla duke e kthyer Spitalin Amerikan në qendër referente për këtë patologji. Ekipi i kompletuar me kardiolog invaziv, kirurgë kardio-torakal, kirurg kardio-vaskular, anestezist invaziv ofron mundësi trajtimi gjatë 24 orëve në Spitalin Amerikan 3.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb