TIRANE

ARRSH dhe Policia Rrugore në një deklarate të përbashkët për media, njoftojnë nisjen e punimeve në rrethrrotullimin e Kamzës, së bashku me një apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Në njoftimin e përbashkët, ARRSH shkruan se më 3 prill do të nisin punimet, të cilat do të zgjasin deri më 3 qershor. Ndërsa këshillohet që gjatë kësaj periudhe shoferët të ecin me shpejtësi të reduktuar.

 Njoftimi i plotë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik, se: Duke nisur nga dita e mërkurë, datë 3 prill 2019, ora 08:00, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për ndërtimin e Rrethrrotullimit të Kamzës, në Segmentin rrugor: Kryqëzimi Universiteti Bujqësor- Kryqëzimi Kamëz qendër, km 1+100.

Për këtë arsye, gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar. Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 03.4.2019 deri më datë 03.6.2019. Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe menaxhimit të trafikut për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb