SHBA

Ndërkohë që të gjithë prisnim të mësonim më shumë rreth planeve të tyre për dasmë, çifti i famshëm, Kylie Jenner dhe Travis Scott i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Një burim për TMZ ka konfirmuar lajmin duke u shprehur se ata janë ndarë.

Sipas këtij burimi, Kylie dhe Travis nuk janë parë bashkë që prej fillimit të muajit gusht, kur u shfaqën në premierën e dokumentarit të Travis, “Look Mom, I Can Fly”.

 640 0 5d95de29e479b
640 0 5d95de29e479b

Ky burim ka shtuar gjithashtu se çifti ka kohë që po përpiqet ta bëjë lidhjen e tyre të funksionojë, por pa rezultat. Shanset për një rikthim duket se ekzistojnë, por për disa kohë ata kanë në plan të qëndrojnë të ndarë. Pavarësisht të gjithave, ata do të jenë të dy të pranishëm në jetën e vajzës së tyre, Stormi-t.

Ndërkohë media të ndryshme shkruajnë se Travis Scott e ka tradhtuar Kylie me një modele 21 vjece. Bëhet fjalë për Yung ung Sëeetro dhe madje ajo ka publikuar në Instastory një foto ku tregonte se Kylie i kishte bërë block. Ajo gjithashtu ka qenë prezente në festën private të ditëlindjes së Travis.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb