Neymar ka nxjerr veten në shtije, udhëtimi drejtë Azisë me PSG pritet të jetë udhëtimi i tij i fundin me ekipin francez. Braziliani ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit, kërkon të largohet me çdo kusht, fakt të cilin e pranoi dhe trajneri Thomas Tuchel: “Po, e dija që Neymar dëshiron të largohet, kërkonte të largohej përpara Kupës së Amerikës, por kjo është një çështje ndërmjet tij dhe klubit”, u shpreh tekniku gjerman. Dëshira e Neymar është të rikthehet te Barcelona por klubi “blaugrana” ka shpenzuar afro 200 milion euro deri në këtë pikë të merkatos, 200 milion të tjera për Neymar do të ishin shumë.

Lequipe
Lequipe

Lajmet që qarkullojnë për të janë nga më të ndryshmet. Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”: Barcelona ofron kartonin e Rakitic-Coutinhos plus 40 milion euro kesh, një marrëveshjeve më të vërtetë e keqe, shkruan “L’Equipe” në faqen e parë. Një tjetër version edhe më intrigues për të ardhmen e Neymar ofron e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”:

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Duke parë që marrëveshja me Barcelonën nuk është aspak e lehtë, Neymar ka deleguar agjentin e tij për të kuptuar se kush nga klubet e mëdha europiane janë të gatshme të investojnë për të. Gjithnjë sipas “Mundo Deportivo”, Juventus qëndron në krye të listës ndërsa më pas vijnë Real Madrid dhe Bayern Munich, me dy të fundit që nuk pëlqehen shumë nga lojtari. Një pistë po aq e ndërlikuar është dhe Man.United, skuadër që mund ta përballoj ekonomikisht por që nuk luan në Champions League sezonin e ardhshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb