SHKODER-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Teatrin Migjeni të Shkodrës, teksa mbahej festivali ‘Luleborë’.

OSHEE thotë se ndërprerja e energjisë u bë për shkak të punimeve dhe nuk kishin marrë njoftim nga ana e organizatoreve për zhvillimin e aktivitetit.  Sipas OSHEE energjia elektrike është rikthyer pas 5 minutash.

Deklarata e OSHEE:

Nga ana e organizatoreve nuk ka pasur njoftim për zhvillimin e aktivitetit. Ndërprerja e energjisë u be për shkak te punimeve për vendosjen e një transformatori tek kabina elektrike, qe ishte me defekt.

E stakuam fiderin për ta vendosur atë, por ky fider furnizon dhe kabinën elektrike te Teatrit. Menjëherë sapo u njoftuam për aktivitetin e vumë fiderin serish në punë. Stakimi ka zgjatur 5 minuta. Nga bashkia kemi marrë njoftim se aktiviteti do zhvillohet sot deri në orën 22:00 dhe nesër do jete përsëri nga ora 18:00 deri në 22:00.

Kemi marre masa për furnizimin me energji dhe gjendjen ne gatishmëri për sot e për nesër. Theksojmë se ne raste aktivitetesh është përgjegjësi e institucionit qe e organizon aktivitetin, që të lajmërojë me parë si dhe të marrë masat e nevojshme në rast avarie ne rrjetin e shpërndarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb