Energjia elektrike është rikthyer në qytetin e Durrësit pas një ndërprerje që zgjati për rreth 1 orë. Por megjithatë, shkëputjet kanë vijuar. Problemet me furnizimin me energji elektrike nisën prej orës 17.30 të pasdites së kësaj të diele.

Sipas informacioneve të siguruara nga BalkanWeb nga drejtoria e OSHEE, linja 220 kV ka rënë, duke lënë NST Spitalle pa tension.

Gjithashtu, tensioni ka munguar edhe në zonën e Rrashbullit. Sipas informacionit paraprak nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OST), një linjë 220 kV është stakuar, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.

Pas një ore pa energji elektrike, energjia është rikthyer në qytetin e Durrësit, duke lehtësuar situatën për banorët dhe bizneset që ishin prekur nga ndërprerja.

Njoftimi i OST, ora 21.00: “Black out”-i vijon, furnizohen vetëm spitalet dhe qendrat e qyteteve
Ju njoftojmë mbi stakimin në avari te nje Linje 220kV Tirana 2 – Rrazhbull e OST-se, sot ne daten 05/01/2025 ne oren 17:37’ si rezultat i se ciles u nderpre energjia, ne te gjithe N/stacionet e Rrajonit Durres, Lushnje, Fier, Vlore, Kucove, Berat. Pas rreth 30’ u be e mundur rikthimi i energjisë ne N/stacionet e Rajoneve te mesiperme, ku vlen te permendet se u vendosen ne pune vetem Fidrat e rendesise se vecante, Spitale dhe Qeder Qyteti, duke lënë me kufizime të thella të gjithë pjesen tjeter te popullates. Në orën 17:52 u ndërpre energjia përkohësisht dhe në Rajonin Sarandë, e cila u rikthye përsëri në punë me kufizime.

Aktualisht me kërkesë të OST-së per shkak te ngarkeses, po kryhet rivendosje graduale ne pune e ngarkeses ne Rajonet e mesiperme, te cilat po kryhen nga Dispeceria Qendrore TL, në bashkepunim me Dispecerite Rajonale Durres, Berat, Fier, Gjirokaster, Vlore, ne varesi te udhezimeve dhe hapsirave deri ne rivendosjen e skemes normale te furnizimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb