POGRADEC

Polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen  e trupit të peshkatarit të mbytur prej 3 ditesh në liqenin e Pogradecit për të vijuar sërish nesër me kërkimet. Në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 2018, peshkatari Gezim Seitllari i moshës 53 vjeç ka dale për peshkim, për të mbledhur koranin e vitit te ri, por nuk është kthyer.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se Gezim Seitllari nga Melishti nuk ishte peshkatar i lincesuar, por dilte herë pas here për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Dallgët e liqenit mendohet të kenë qene shkaku i çarjes se varkës se tij, pasi ato dite ka patur mjaft dallge ne liqen. Familjaret e alarmuar prej vonesës se tij kane dalë rreth orës 09:30 te mëngjesit të 31 dhjetorit për ta kërkuar.

Ne pamundësi për ta gjetur ata i janë drejtuar policisë e cila ka nisur kërkimin për vetëm pak ore pasi liqeni kishte dallge. Nje skaf policie u shfaq mbasditen e 1 Janarit për të kërkuar peshkatarin, por pa rezultat, ndërsa ditën e sotme kanë qene banoret e fshatit ata qe kanë lajmëruar mediat për tu bere lajmi publik pasi sipas tyre, policia nuk ka berë një kërkim korrekt.

Djali i xhaxhait tregon orët e gjata të pritjes se tyre për të gjetur trupin. I revoltuar me policinë ai thekson se vetëm publikimit të lajmit ne media u be e mundur edhe ardhja e policisë ne vendngjarje, pasi kërkimet kanë qenë  të pakta krahasuar me pritshmerinë e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb