Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj, ka njoftuar se greva e kontrollorëve të trafikut ajror ka marrë fund. Ministri Lekaj ka shkruar në Facebook, se kanë nënshkruar memorandum me Shoqatën Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror.

“Këtë paradite nënshkruam memorandum mirëkuptimi në të cilën listohen kërkesat e Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, pas përfshirjes së tyre në ligjin për paga. Mbetem i përkushtuar që të punoj drejt trajtimit të tyre si shërbim i veçantë”, ka shkruar ministri Lekaj.

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve Ajrorë në Kosovë ka qenë në grevë disa ditë, në kundërshtim të Ligjit për paga, i cili, sipas drejtuesve të kësaj shoqate, e cenon dhe dëmton pavarësinë e këtij institucioni. Si pasojë e grevës, ishin shtyrë dhe anuluar shumë fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: