SHKODER- Është ndërprerë votimi në qendrën që është vendosur në shkollën 9-vjeçare ‘Liria’ në Shkodër.
Partia Socialiste denoncon mbështetësit e LSI-së që sipas saj po intimidojnë votuesit. Sipas selisë rozë në Shkodër, mbështetësit e LSI-së ndodhen në korridoret e shkollës, ndërsa thekson se ata po ushtrojnë presion.
Sakaq, orari zyrtar i votimit është deri në orën 19:00.
(ed.me/BalkanWeb)