Zelanda e re ishte vendi i parë që priti ndërrimin e viteve. Fishekzjarrët ishin kryefjala e këtyre festimeve teksa mijëra njerëz kishin dalë në sheshet kryesore për të pritur vitin 2016. Ndërkohë në Australi qytetarët patën mundësinë të shijojnë një spektakël fishekzjarrësh përpara ndërrimit të viteve. Edhe në këto vende të cilat priten të parat ndërrimin e viteve u morën masa shumë të larta sigurie për shkak të kërcënimeve terroriste.

Më pas festimet për ndërrimin e viteve nisën në Australi. Ashtu siç është bërë traditë, njerëzit u mblodhën pranë urës së famshme Harbour dhe pranë pallatit të operës për të ndjekur spektaklin e fishekzjarrëve.

Japonia ka qenë vendi i tretë që ka festuar ndërrimin e viteve duke kaluar tashmë në 2016-ën me një festë fishekzjarrësh, nën duartrokitjet dhe thirrjet e qindra qytetarëve që ishin mbledhur në Tokio.

(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: