TIRANE

Trupi i pajetë i majorit Klodian Tanushi, i cili ndërroi jetë gjatë misionit në Letoni mbërrin të mërkurën në atdhe. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes. Mësohet ndër të tjera se  homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e enjte në datë 16.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Diten e merkure dt 15, ne mesdite ne Aeroportin “Nene Tereza”, pritet te mberrije me avion ushtarak trupi i pajete i major Klodian Tanushit, i rene ne krye te detyres ne misonin e NATO-s ne Letoni. Homazhet ne nder te major Tanushit do te zhvillohen diten e enjte dt 16.


Të mërkurën mbërrin në atdhe trupi i Tanushit”-njofton Ministria e Mbrojtjes.


Shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë u mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit. Ky i fundit ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes së rëndë në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta.

Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë në vrap. Fotoja me kupën e fituar dhe që e mban në dorë majori i ndjerë Klodjan Tanushi, i përket pikërisht asaj dite.

Lajmin e rëndë prindërit e major Klodian Tanushit e mësuan nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku si dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë Manushaqe Shehu.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb