Të dielën u nda nga jeta gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Homazhet e lamtumirës për Demin, po mbahen në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, ku të pranishëm janë njerëz të rëndësishëm të sportit dhe jo vetëm.
Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, u shpreh se Demi ka qenë një nga më të mirët në profesionesin e tij.
“Nga ana profesionale pa diskutim që ka qenë një nga gazetarët sportivë më të mirë, por do të thoja edhe nga ana njerëzore, familjare, si një shok i mirë, unë kam mbresa të pashlyera me Saimirin,” tha z. Shulku.

(J.S/BalkanWeb)