Këtë të martë u zbulua inventari i pasurisë së Sven Goran Erikson, i cili vdiq në gusht, në moshën 76-vjeçare, si pasojë e kancerit në pankreas.
Sipas ‘The Sun’, që përsërit informacionin e dhënë nga gazeta e njohur suedeze Gotesborg-Posten, trajneri historik nordik, la borxhe me vlerë rreth 8 milionë paund (praktikisht 10 milionë euro).
Siç thuhet në të njëjtin artikull, dokumenti zbulon se pasuria ishte gati 6 milionë euro, por vlera e borxheve e kalon atë, që përkthehet në një deficit prej 4 milionë eurosh.
Prona e Sven Goran, në një fermë të izoluar buzë liqenit në Sunne në Suedi, thuhet gjithashtu se është vënë në shitje për rreth 2 milionë euro, pasi është blerë për 500.000 në 2002.
Seria e skemave të financimit të filmave, të konceptuara nga HSBC, duket se e zhyti në borxhe ish-trajnerin me pretendime se do të fitonin para duke blerë të drejtat për filmat e suksesshëm të Disney-t dhe duke i dhënë me qira në studio. Por kjo gjë nuk funksionoi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb