DURRES– Shuhet në moshën 78-vjeçare aktori i humorit shqiptar Fadil Hasa. Aktori durrasak, i cili mbante titullin “Artist i merituar” ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të hëne pasi vuante prej kohesh nga një sëmundje e rëndë. Fadil Hasa është një aktor i shquar, i cili me rolet e tij ka shenjuar historinë e humorit në Shqipëri.

Personazhet e shumta që Hasa ka sjellë kane marrë shumë vlerësime nga publiku. Fadil Hasa është i shquar me shumë në role komike në estradën e Durrësit. Disa nga rolet e Hases jane filmat “Kronikë provinciale”, “Mao Ce Dun”, “Zëvendësi i grave” apo te “Dajrja” apo skeçi “Sheqeri”.

Fadil Hasa është nderuar 4 herë “Aktori më i mirë i humorit”, gjithashtu me disa çmime kombëtare për kontributin e tij në fushën e aktrimit.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen ditën e nesërme në orën 10:00-11:00 tek Teatri i Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb