Disa orë para ndeshjes së Champions League ndaj Sttutgart në “MHP Arena”, sulmuesi kongolez i Young Boys Meschack Elia mori lajmin për vdekjen e një prej djemve të tij. Elia fluturoi menjëherë në Kongo, teksa ai nuk mori pjesë në këtë ndeshje.
Skuadra e tij, ashtu si Sttutgarti, mbajtën një minutë heshtje para fillimit të ndeshjes.
Vlen të theksojmë se, 28-vjeçari Elia aktivizohet prej vitesh te ekipi zviceran.
(J.S/BalkanWeb)