Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Sabah Bizi.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Ky i fundit shprehet se Beci i dhuroi Shkodrës shumë trofe e lavdi.
“Lamtumirë, Mjeshtër!
Lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, është një ditë e trishtë jo vetëm për botën e sportit, por për të gjithë Shkodrën.
Një emër që i dhuroi Shkodrës shumë trofe dhe lavdi. Emocionet që solli për tifozët e zjarrtë të Vllaznisë do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë”, shkruan Beci.
(Balkanweb)