AUSTRALI – Lojtari australian i cricket, Phillip Hughes, ka humbur jetën në spital dy ditë pasi u godit me top në kokë gjatë një ndeshjeje në Sidnej të Australisë. Doktori i skuadrës në të cilën bënte pjesë edhe lojtari në fjalë u shpreh se që në momentin që ai mori goditjen, Hughes humbi ndjenjat dhe nuk pati më përmirësime.

Edhe pse sportisti 25-vjeçar kishte vënë helmetë në kokë, prapë nuk arriti të shpëtonte nga goditja e rëndë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se Hughes iu nënshtrua një operacioni në kokë, por fatkeqësisht pa rezultat. Kolegët, i gjithë stafi i tij dhe fansat i kanë shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e lojtarit 25-vjeçar.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: