Mëngjesin e sotëm në Gjevgjeli ka ndërruar jetë e ëma e prokurores speciale Katica Janeva, raportojne mediat maqedonase, pak pas lajmit se Janeva eshte arrestuar.


Duke u përgjigjur pyetje të gazetarëve në pres konferencë, prokurorja Villma Ruskoska tha se kjo nuk do të ndikojë mbi kërkesën e saj për paraburgim për prokuroren.


Katica Janeva sot u mor nga shtëpia e saj në Kozle, prej ku, me shoqërim të policisë u dërgua në PSP, ku u krye bastisje në prezencë të saj. Janevës iu mor laptopi zyrtar, dhe më pas së bashku përsëri u kthyen në shtëpinë e Janevës.


Ruskoska në konferencë njoftoi se Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Katica Janevën./Zhurnal.mk