SHBA

Aktori i njohur i serialit ‘Beverly Hills 90210’, Jed Alled, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 84-vjeçare. Lajmin e hidhr e ka dhënë djali i tij me anë të një postim në ‘Facebook’.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Më vjen shumë keq të publikoj lajmin e vdekjes së babait tim këtë mbrëmje. Ai vdiq në mënyrë paqësore dhe ishte i rrethuar nga familja e tij dhe të gjithë ne e donim shumë”, ka shkruar Rick Brown.

Jed ishte i njohur për rolin e tij në serialin e njohur dhe ish-kolegët e tij i kanë dedikuar disa fjalë nëpërmjet fotove në rrjete sociale. Allan ka luajtur po ashtu edhe në telenovelën e njohur të viteve ’80 dhe ’90, “Santa Barbara”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: