TIRANE – Bashkëshortja e portierit të Partizanit Alban Hoxha ka ndërruar jetë ditën e djeshme, për shkak të komplikacioneve që shoqëruan lindjen e fëmijës së parë. Gëzimi i familjes Hoxha për foshnjen, që e quajtën Beko, është kthyer në fatkeqësi

Vetë Klubi i Futbollit i ka shprehur ngushëllimet më të thella portierit për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij e po ashtu, familjes e miqve.

“Zoti të dhëntë forcë, Alban, ty dhe familjes, për humbjen e madhe të gruas,” thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb