Piloti i Formula 1, Jules Bianchi ka ndërruar jetë në spital nëntë muaj pas aksidentit të tmerrshëm në Çmimin e Madh të Japonisë.
25-vjeçari ndodhej në koma që prej tetorit të 2014-ës, pas përplasjes me një vinç. Lajmi i trmerrshëm i vdekjes ëshët dhënë nga vetë familja e pilotit në orët e para të së shtunës se piloti ka mbyllur sytë për herë të fundit pak para se të shënonte data 18 korrik.
“Me dhembje të madhe, duam t’ju njoftojmë se Jules Binachi ka ndërruar jetë në Centre Hospitalier Universitaire në Nicë të Francës, në të cilin gjendej pas aksidentit të 5 tetorit në Japonisë. Familja ka falënderuar të gjithë mjekët që janë përkujdesur për Jules, duke nisur nga ata të spitalit japonez të cilët e morën nën përkujdesje që pas aksidentit. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb