Ka ndërruar jetë sot në Vushtrri të Kosovës në moshën 74-vjeçare behgjet Jashari, pedagog dhe drejtues në institucione arsimore të shtetit për 45 vjet. Jashari ka qenë edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit, varrimi bëhet nesër në fshatin e tij të lindjes, në Strofc të Vushtrrisë.

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nesër në mesditë prej orës 11:30 në Sallën e Kuvendit të Komunës, mbahet mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK-së, si dhe ish drejtorin e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Behxhet Jashari.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb