Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli përmes një reagimi në “Facebook” ka shkruar se ndërtesa e Ministrisë së Jashtme të Kosovës do të quhet “Ukshin Hoti”, në nder të njeriut që sakrifikoi gjithçka për pavarësinë e Kosovës.

Postimi i Pacollit:

Ndërtesa kryesore e ministrisë së jashtme, emërtohet me emrin Ukshin Hoti.

Sot ne kujtojmë Ukshin Hotin i burgosur politik nga regjimi i Beogradit qe na mungon dhe fati i tij nuk dihet ende.

Ai ishte një luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern. Ai ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për Marrëdhëniet me Jashtë(ministër i jashtëm) dhe në sot kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit dhe ne diplomaci, dhe për ketë unë kam vendosur të emërtoj ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të tij.

Në të njëjtën kohë Ministria do të ndaj çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci. Ne do të luftojmë për përgjigje se çka ka ndodhur me Ukshin Hotin. Serbia nuk mund t’i ikë drejtësisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb