Inxhinieri i Ndërtimit Arben Meçe i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se ndërtimet në zonën e plazhit janë bërë pa leje ndërtimore.

Meçe theksoi se provat e krimit janë në dokumente, pasi ata që kanë ndërtuar kanë vendosur firmat.

Arben Meçe Të gjitha ndërtimet në zonën e plazhit janë bërë pa leje ndërtimore. Të gjitha janë bërë nga 2006 deri më 2009 – 2010. Kjo do të thotë se për këto objekte dosja është e kompletuar për të dënuar këta persona.

Alfred Lela: Mua kjo gjuha e misionarit mua ma shpif. Edhe në Thumanë qenka ndërtuar kështu? Ta bëjmë diskutim. Boll më me këto si misionarë. Sikur je kryeministri.

Arben Meçe:  A ta mbaroj të lutem. Të gjithë objektet që janë ndërtuar në zonën e plazhit kanë dosjet të hapura. Ju të gjithë e dini se nuk dënojmë ne, por dënon Prokuroria. Në atë vend është ndërtuar jashtë standardeve. Nëse në një objekt janë ndërtuar 7 kate mbi 3 kate, normal kemi probleme. Prokurorisë i duhen 10 ditë deri në 3 muaj që të verifikojë.

Alfred Lela: Ndërtesat janë si njerëzit, janë të ndryshme. Ku ta dimë se ku është problemi. Nuk janë të gjitha njësoj.

Arben Meçe: Të gjitha ata objekte janë pa projekt, kanë firmë, pra e kanë provën e krimit brenda. Në plazh nuk është goditur asnjë provë krimi, sepse provat e krimit janë në dokumente. Është prova, këta i ke në burg, pikë.

Vijmë në Thumanë, këtu ka objekt ku nuk ndërtohej kishte njerëz. Përgjegjësit lokalë kishin papërgjegjësi. Duhej të prisheshin ndërtimet që rrezikonin, ndërsa në këto moment mund të grumbullosh prova.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb