TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndërtimin e HEC-eve në vendin tonë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Berisha shkruar se vendi ynë është një superfuqi e vogël e energjisë ujore në rajon. Duke u ndalur tek investimet në këtë fushë, ish-kryeministri thotë se është takuar me drejtuesin e “Statkraft”, Erichsen.

Më tej, Berisha i drejtohet kryeministrit Rama duke u shprehur se sipas tij për kreun e Qeverisë “është më mirë të importohet energji”.

JA POSTIMI I PLOTE
Shqiperia superfuqi e vogel e energjise ujore ne rajon!

Kompania Statcraft, njeshi boteror ne ndertimin e HEC-eve, deri ne fund te vitit 2015 investon 350 milion euro, ka 2 mije te punesuar, ne shkurt perfundon Banja, ne Moglice ka nisur ndertimi i diges se asfaltit me te larte ne Europe.

Te dashur miq, keto dite prita drejtuesin e kompanise Statkraft, zotin Bredo Erichsen, qe ka me koncesion ndertimin e HEC-eve ne Kaskaden e Devollit. Kjo kompani eshte njeshi ne bote per ndertimin e HEC-eve. Investimi ne kaskaden e Devollit eshte investimi me i madh i bere ndonjehere ne fushen e energjise ne vendin tone. Fillimi i punimeve ne kaskaden e Devollit u be ne pranvere te vitit 2013.

Edi Rama asokohe iu deklaroi gramshiotve se Berisha preu shiritin e mashtrimit. Perfaqesuesi i kompanise Statkraft me informoi se deri ne fund te vitit ne kaskaden e Devollit kompania investon 350 milion euro. Ne kantieret e saj nga Banja ne Moglice jane te punesuar 2000 vete. Ka perfunduar ndertimi i linjave te tensionit te larte Moglice-Elbasan dhe Banje-Cerrik. Ne hidrocentralin e banjes punimet kane avancuar shume. Me kete ritem punimesh pritet qe ne shkurtin e ardhshem punimet te perfundojne dhe te nise mbushja e liqenit, e cila si rregull mund te zgjasi 6 -7 muaj, ne shtatorin e vitit 2016 HEC i Banjes hyn ne prodhim. Nderkohe ka perfunduar rrjeti rrugor prej 100 km deri ne Moglice dhe aty ka nisur ndertimi i diges te HEC-it te Moglices, e cila do jete diga me e larte e asfaltit (berthama) ne Europe.

Ky eshte nje sukses i madh per Shqiperine dhe energjitiken e saj, nje hap i madh perpara ne strategjine tone drejte shnderrimit te vendit ne nje superfuqi rajonale ne prodhimin e energjise ujore. Bazuar ne kete strategji nga viti 2007-2013 u dhane me koncesion dhe u firmos me kompani shqiptare dhe nga mbare bota, ndertimi i 423 hidrocentraleve me nje kapacitet prodhues rreth 2.6 here me te madh se sa kapaciteti aktual i HEC-eve tona. Deri tani kane perfunduar ndertimi i 97 HEC-eve te reja, te cilat aktualisht prodhojne 29% te energjise se vendit, dhjetera te tjera jane ne ndertim e siper.

Piktori deshtak dhe qeveria e tij ka krijuar nje borxh prej 80 milion euro ndaj tyre pasi nuk i paguan per energjine qe ju ka marre. Piktori deshtak dhe suita e babzoreve injorant te tij, sapo erdhen ne pushtet sulmuan me urrejtje dhe cinizem ekstrem kete strategji. Edi Rama me padije totale ju tha shqiptareve se prodhimi i energjise nga HEC-et ne vend do te rrise çmimin e saj per konsumatoret, nje mashtrim me bisht mbi te cilen u versulen kunder ndertimit te tyre. Me kete qendrim ai deshmoi se nuk di se cfare do te thote per ekonomine e vendit bilanci tregtar dhe roli e ndikimi i tij ne ekonomine e vendit, nuk di se cfare do te thote per punesimin, Shqiperia kantier i ndertimit te 423 HEC-eve ne te kater anet e vendit.

Sqaroj ketu se pas perfundimit te periudhes se koncesionit qe varion ne varesi nga shume faktor por qe mesatarisht eshte 25 vjet, gjate te ciles shteti merr tarifen koncesionare dhe taksat per energjine e prodhuar dhe punonjesit e punesuar, çdo HEC i ndertuar nga privat me koncesion behet prone, pasuri publike.

Nje njeri qe njef vetem bojrat nuk di se cfare eshte dhe çfare do te thote zhvillimi i qendrueshem i nje vendi. Ai qe ka idene apo qe njef abc-ne e zhvillimit te qendrueshem te nje vendi e di mire se te gjitha investimet ne HEC-e jane investime qe trashegohen ne gjenerata, jane shtylla te zhvillimit te qendrueshem te nje vendi.

Per Edi Ramen eshte me mire te importohet energji se sa te prodhohet ne vend nga burimet ujore. Kjo vetem e vetem se nepermjet importit vjedhin lehtesisht dhjetra miliona euro ne vit. Pikerisht per kete arsye ai eshte versulur me urrejtje patologjike dhe injorance te pakufishme kunder HEC-eve dhe ndertimit te tyre. Keto dite, njeriu qe po nderton ne kalane e Tiranes me Xhillaret e tij, qe vuri mballomen plastike me drita neoni nderteses se Kryeministrise, nje kryeveper e arkitektit te famshem italian Gheraldo Bosio dhe qe me studion e familjarve te tij po pregatit shkaterrimin e parkut te Tiranes, shfryu me urrejtjen e nje te semuri kunder HEC-eve dhe njoftoi se ne kundershtim me çdo ligj ka anulluar 30 – 40 leje koncesionare ne zonat e mbrojtura, leje te cilat jane dhene ne perputhje te plote me regullat dhe ligjet e vendit dhe jane te bazuara qe te gjitha ne studime mjedisore serioze. Lufta e Rames me HEC-et te kujtone luften e Don Kishotit dhe Sanço Panços se tij me mullinjte e eres. Por do apo nuk do ai Shqiperia do behet vend kryesor, superfuqi e vogel ne prodhimin e enerigjise ujore ne rajon dhe kjo eshte e mira e çdo shqiptari sot dhe e gjeneratave qe vijne! sb

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb