TIRANE

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit  të  bërë në muajin dhjetor ndaj Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë  (KRRTRSH) në, Tiranë, për shpërdorim detyre, në lidhje me dhënien e lejes së ndërtimit në mënyrë të paligjshme, për një ndërtim që po zhvillohet mbrapa Presidencës. Bëhet fjalë për lejen e ndërtimit me nr 693 datë 24.10.1998.

Është kallëzuar se KKT ja ka shpërdoruar detyrën pasi ka dhënë leje ndertimi në  një zonë që dyshohet se rezulton ansambël monument kulture.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb