DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal në mungesë ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Sipas burimeve zyrtare, Duka ka ndërtuar një shtesë pa leje ndërtimi, ngjitur me banesën e tij. Ndërtesa ndodhet në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit, ku Duka jeton prej vitesh. Nga fotot duket se shtesa po ndërtohet në pjesën e pasme të objektit ekzistues. (Foto, banesa dhe shtesa në ndërtim)

“Më datë 17.03.2015 filloi procedimi penal në mungesë ndaj shtetasit Armand Enver Duka, 53 vjeç banues në Durrës, pasi rreth orës 11:30 ngjitur me banesën e tij ka ndërtuar një shtesë pa leje ndërtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Ndërtim pa leje” bazuar ne Nenin 199/a i K.P”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: