Të shtunën Interi do të luajë 1 nga 2 ndeshjet e fundit në kampionat kundër Sassuolo-s e cila do të përcaktojë shumë për fatet e zikaltërve që pretendojnë të arrijnë zonën “Champions”.

Për këtë takim delikat ziklatërit do të kenë edhe mbështetjen absolute të tifozëve, të cilët deri më tani kur duhen edhe 4 ditë nga ndeshja kanë blerë afro 55 mijë bileta, raporton “Gazzeta dello Sport”.

Kjo e përditshme sportive shkruan se deri të shtunën stadiumi me shumë mundësi do të jetë ‘sold out’, me dy tribunat në unazën e tretë pas portave të cilat janë të dënuara. Përllogaritet që numri i tifozëve në këtë ndeshje në mbështetje të Interit të jetë mbi 70 mijë persona.

Kujtojmë që Interi është skuadra që ka prezencën e më shumë tifozëve kur luan në shtëpi në “Seria A”, me një shifër të përafërt prej 58 mijë tifozësh. Së fundmi raportohet se zikaltërit janë e vetmja skuadër që këtë sezon në stadiumin e tyre ka patur mbi 1 mln tifozë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb