Ballshiotët e kanë shfrytëzuar fundjavën, teksa një pjesë e lojtarëve janë stërvitur në kompleksin “Bylis”, në prag të transfertës me Tiranën. Kurse një pjesë tjetër kanë luajtur dje pikërisht në sfidën që skuadra Bylis “B” ka zhvilluar në transfertën e Përmetit me vendësit dhe ku ekipi që drejtohet nga Fjodor Xhafa ka fituar me rezultatin 0-4, e duke marrë kështu vendin e parë.
Screenshot 2025-03-25 135704
Beqaj, Mici, Mahmuti, Kane, Igor, Sulovari, Kasaj, Muktar, Papa, Alao, Baci, Përndreca, Akibu, Diallo e Malomo e Ualison kanë luajtur e madje kanë shënuar Walison, Papa, Baçi e Përndreca. Me Marjo Gjatën që nuk është më pjesë e Bylisit, duket se në sulm do të ketë më shumë hapësira për Akibu, Diallo, Ualison, Alao e Baçi që premtojnë shumë. Në këtë farë mënyre, mallakastriotët janë duke parë alternativat dhe sidomos në ofensivë, aty ku duket se golat kanë munguar nga sulmuesit që janë afruar këtë sezon.
Berko mund të mos jetë i vetëm ndaj Tiranës ashtu aiç është provuar në sfidat e fundit në kampionat. Mund të ketë partner ndaj edhe zgjidhja pritet që të vijë nga stoli, me goleadorët e skuadrave U-21 apo Bylisi “B”. Në repartet e tjera skuadra ka shfaqur stabilitet dhe ardhja e portierit shtatlartë Batista ka bërë që edhe prapavija të jetë më e sigurtë. Në 6-të sfidat finale të këtij sezoni, mallakastriotët nga 18 pikë në lojë, bëjnë llogari që të marrin maksimumin në duelet e shtëpisë por edhe në sfidat e tjera në transfertë, sidomos me Tiranën, Elbasanin apo dhe në Korçë javën e fundit.
11-shja – Formacioni anti-Tiranë do të vendoset vetëm sot ose dhe pak minuta para sfidës ndaj skuadrës kryeqytetase. Ndaj edhe Mezani dhe stafi i tij kanë hedhur sytë nga stoli, për të bërë zëvendësimet dhe lëvizjet e duhura. Bylisi luan sfida që vlejnë shumë ndaj edhe pikët janë shumë të rëndësishme, për vetë pozitat në të cilën ndodhen në kampionat. Në vetëm 5 ditë distancë, ballshiotët do të zhvillojnë dy takime, pasi presin në Ballsh kampionët e Egnatias.
Ajo që ka rënë në sy, janë mungesat sidomos në këtë gjysmën e dytë të sezonit, që kanë qenë të shumta te ballshiotët si për arsye dëmtimesh dhe probleme shëndetësore ashtu edhe kartonët…