Kapitenët e kombëtares së Spanjës si Alvaro Morata dhe Dani Karvahal kanë vendosur që të lënë Hezus Navasin në konferencën për shtyp përpara finales së Berlinit.

E kanë bërë sepse në moshën 38-vjeçare kapiteni i Sevijes do t’i thotë lamtumirë kombëtares pasi është shpallur kampion bote në vitin 2010 dhe i Europës në vitin 2012. Ai ka fituar edhe Ligën e Kombeve dhe shpreson që ta mbyllë me Europianin e Gjermanisë. Ai ka debutuar në kombëtare në moshën 14 shtatorin e vitit 2009 në miqësore me Argjentinën. Pas 15 vitesh karrierë.

“Jam shumë krenar për atë që kam arritur në karrierën time dhe shpresoj që ta mbyll me Europianin”, ka thënë Navas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb