Mallorca do të përballet me Valencian në transfertë këtë të dielë. Skuadra nga Mallorca nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Muriqit për këtë takim, pasi sulmuesi dardan dhe futbollisti tjetër, Larin, nuk janë të gatshëm. Ka qenë trajneri që ka dhënë lajmin, në konferencë për shtyp.
“Kanë probleme fizike, diskomfort muskulor. Nuk janë në 100%, Muriqi e testoi veten sot dhe nuk pati ndjesi të mira”, deklaroi tekniku Arrasate. Mallorca po zhvillon një sezon pozitiv teksa është në vendin e shtatë.