Kombëtarja shqiptare U-19 zhvilloi ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 ndaj Izraelit. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me fitoren e Izraelit 6-0.
Trajneri Julian Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Izraelit: Alain Taho (C), Fabjan Perndreca, Adi Kurti (C), Antonios Dama, Jordi Jaku, Rron Breca Hasani, Dean Vranici, Flavio Sulejmani, Frederik Tosku, Xheto Joi Nuredini dhe Denis Prendi.
Skuadra e Izraelit realizoi tre gola në pjesën e parë me Zoabi, Hazan dhe Khalaili, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan Oli, Magor dhe sërish Hazan.
Po sot, u zhvillua edhe ndeshja tjetër e grupit mes Irlandës së Veriut dhe Danimarkës. Në stadiumin “Niko Dovana” triumfuan danezët me rezultatin 4-0.
Ndeshja e dytë e Shqipërisë U-19 do të jetë ndaj Danimarkës, më 16 nëntor në orën 14:00. Tre ditë më vonë, Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut në orën 15:00. Takimet e Shqipërisë do të zhvillohen në “Elbasan Arena”.
Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19
Irlandë e Veriut – Danimarkë 0-4
Izrael – Shqipëri 6-0
Izrael – Irlandë e Veriut, 16 nëntor, ora 12:00, “Niko Dovana”
Danimarkë – Shqipëri, 16 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”
Shqipëri– Irlandë e Veriut, 19 nëntor, ora 15:00, “Elbasan Arena”
Danimarkë– Izrael, 19 nëntor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”