Partizani ka bërë të ditur ditën e sotme çmimet e biletave për derbin e madh të kryeqytetit, një derbi që këtë fundsezoni ka një vlerë të dyfishtë, pasi për Partizanin vlen titullin kampion, ndërsa për Tiranën vlen mbijetesën, ndaj edhe interesimi pritet të jetë shumë i madh mes tifozëve në kryeqytetet, pasi askush nuk kërkon ta humbasë një përballje të tillë.

Biletat Derbi
Biletat Derbi

Kështu, klubi i kuq ka bërë me dije se çdo biletë në të gjithë sektorët e stadiumit, përjashto tribunën qëndrore, do të kushtojë 500 lekë, ndërsa tribuna qëndrore 2500 mijë lekë. Tifozëria bardheblu do të ketë në dispozicion të saj tribunat A1, A2, H1 dhe H2, ndërsa vendësit pjesën tjetër të stadiumit. Biletat do të dalin në shitje ditën e nesërme në orën 19:00.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb